Drejtori i Shërbimeve Publike,Mbrojtje dhe Shpëtim z.Sami Vllasaliu priti në takim përfaqësuesin e Komisionit Europian z.Pierre Yves Tessier
Qëllimi i këtij takimi ishte vlersimi i projekteve të investuara nga donacionet e Komisionit Europian.
Në këtë takim u diskutuan shum qështje me rëndësi në kuadër të projektve të realizuara në Komunën e Novobërdës ,mirpo si tem kryesore ishte projekti i Qendrës së Sporteve në Llabjan,për të cilin u diskutua më gjerësisht duke filluar nga procesi i identifikimit si nevoj (prioritet) nga ana e qytetareve e deri në procesin e finalizimit të punëve në ndertimin dhe kompletimin e këtij objekti.Po ashtu interesimi i të pranishëmeve ishte se a është duke i plotsuar objekti në fjalë nevojat e pritura nga ana e qytetarëve dhe Komunës e respektivisht të rinis në këtë Komunë.
Drejtori i Shërbimeve Publike,Mbrojtje dhe Shpëtim z.Vllasaliu theksoi se objekti i plotson nevojat e pritura për qytetarët e Komunës së Novobërdës dhe se në këtë objekt realizohën një numër i madh i aktiviteteve sportive ,kulturore por duke mos harruar se në këtë objekt organizohën edhe shum manifestime të ndryshme duke pasur parasysh se është njëri ndër objektet që ka kapacitet me të madhë për realizimin e aktiviteteve të ndryshme në të gjitha sferat e shoqëris e sidomos të rinis në Komunë.
Objekti ka qenë shum i nevojshëm duke pasur parasysh që në Komunën e Novobërdës para procesit të decentralizimit por edhe tash ky është objekti i vetem i këtij lloji dhe kapaciteti dhe jemi shum mirnjohës Donatorit duke mos harruar edhe projektet tjera që janë realizuar më heret dhe janë duke u realizuar në vazhdimësi u shpreh z.Vllasaliu.