U mbajt mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt të Kuvendit Komunal
Në mbledhje morën pjesë:Të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal, Drejtor të Drejtorive KFOR-i,zonj.Laura Bahtiri nga Projekti DEMI si dhe përfaqësuesi i OSBE-së z.Ihar Khadasevich.
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal zonj.Shefkije Mehmeti,dhe për këtë mbledhje ishin të parapara këto pika të rendit të ditës:
R e n d i i d i t ë s
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2. Informatë rreth raportit financiar të nëntmujorshit të vitit fiskal 2012;
3. Propozim vendim për anulimin e vendimit Nr.01/02/683 të datës 02.09.2011 për kushtëzimin e ofrimit të shërbimeve me pagesën e faturave për mbeturina;
4. Prurja e vendimit për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve;
5. Të ndryshme.
Pas aprovimit të procesverbalit fjalën e mori zyrtari financiar z.Driton Mustafa ku bëri prezantimin e raportit financiar për nëntëmujorshin e vitit fiskal 2012,ku theksoi se planifikimi i buxhetit fillestar ka qenë 2 milion e 279mij €,ndërsa me ndryshime me rritjen e të hyrave vetanake dhe donacioneve është në vlerë prej 2 milion e 385 mijë ndërsa realizimi i buxhetit për nëntëmujorshin e parë është 1milion e 445mij që do të thotë me përqindje 61%.
Ndërsa sa i përket pikës së tretë Propozim vendim për anulimin e vendimit Nr.01/02/683 të datës 02.09.2011 për kushtëzimin e ofrimit të shërbimeve me pagesën e faturave për mbeturina pas diskutimeve të shumta u anulua për vendim dhe mbetet që të diskutohet për mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje u morë vendim për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve.
Mbledhja u mbajt në Sallën e Kuvendit Komunal.