Njoftim Publik
NJOFTIM PUBLIK
Të nderuar qytetarë të zones katastrale Bostan të Komunës së Novobërdë, ju njoftojmë se, Komuna e Novobërdës, në mbështetje të Projektit Zvicër –Kosovë për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, është duke punuar në hartimin e Planit Zhvillimor Urban ,Vlersimi Srate Strategjik Mjedisor.
Plani Zhvillimor Urban, Vlersimi Strategjik Mjedisor për zonen katastare të fshatit Bostan, të Komunës së Novobërdës, është dokumenti më i rëndësishëm i komunës që përcakton kahet e zhvillimit të saj në 10 deri 15 vitet e ardhshme, andaj pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e këtij dokumenti ka një rëndësi të veçantë që Plani Zhvillimor Urban,Vlerësimi Strategjik Mjedisor të jetë në përputhje me interesat e tyre.
Prandaj, përfaqësues të partive politike, organizatave dhe shoqatave jo qeveritare, profesorë dhe arsimtarë, afaristë, artistë, fermerë, sportistë,përfaqësuese të shoqatave të grave si dhe ju qytetarë të tjerë nderuar, ju ftojmë, që të jeni pjesë aktive e debatit publik për hartimin e Planit Zhvillimor Urban, Vlerësimi Strategjik Mjedisor për zonen katastare të fshatit Bostan që mbahet më: 22.11.2102, e enjte me fillim në ora : 09.30h , në lokalet e restorant : “LURA”,fshati Makresh i epër në Novobërdë.
Pjesëmarrja dhe kontributi i juaj në debat është me një domethënie të veçantë për të ardhmen e zones katastare të fshtatit Bostan , andaj, Ju mirëpresim!
Ky debat organizohet në mbështetje të projektit : LOGOS
Në bashkëpunim me Institutin për Shkencë dhe Teknologji