U mbajt Mbledhja e jashtëzakonëshme e Kuvendit Komunal
Në mbledhje morën pjesë:Të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal, Drejtori i Drejtoris së Ekonomis Financave, Zhvillimit z.Gani Mustafa,Drejtori i Urbanizmit dhe Kadastrit z.Skender Avdyli dhe KFOR-i si dhe përfaqësuesi i OSBE-së z.Edmond Hyseni.
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal zonj.Shefkije Mehmeti,dhe për këtë mbledhje janë paraparë këto pika të rendit të ditës:
- Ridestinimi i mjeteve nga kodi i pagave dhe mëditjeve në kodin e mallrave dhe shërbimeve dhe shërbimeve komunale
- Prurja e Vendimit në Diskutim publik për planin e PZHU-së dhe Vlersimi Strategjik Mjedisor.
Drejtori i FEZH-it Z.Gani Mustafa pasi përshendeti të pranishmit theksoi se duke e bërë nje analiz të pagave ne konstatuam se në fund të vitit nga kodi i pagave po mbesin 77 mij 846 € dhe një informat të cilën e mora nga Ministria e Financave është se kemi të drejtë që ti ridestinojmë këto mjete ne kodin e Mallrave dhe shërbimeve u shpreh z.Mustafa,dhe bëri prezantim e Ridestinimi i mjeteve nga kodi i pagave dhe mëditjeve në kodin e mallrave dhe shërbimeve dhe shërbimeve komunale.
Per Mallra dhe Sherbime 24,900.00 € Për Sherbime Komunale 8,000.00 €
Mjete këto të cilat do të ridestinohën në:Kategoria e Mallrave dhe Sherbimeve
Nga kategoria e Pagave dhe Meditjeve nga grandi qeveritar shuma prej 1,000.00 € programi Zyra e kryetarit Të ridestinohen po te njejtin program Zyra e Kryetarit ne kategorin e Mallrave dhe Sherbimeve ne vlere prej 1,000.00 €.
Nga kategoria e Pagave dhe Meditjeve nga grandi qeveritar shuma prej 1,500.00 € programi Administrat dhe personel Të ridestinohen po te njejtin program Administrat dhe Personel ne kategorin e Mallrave dhe Sherbimeve ne vlere prej 1,500.00 €.Nga kategoria e Pagave dhe Meditjeve nga grandi qeveritar shuma prej 4,000.00 € programi Buxhet dhe Financa Të ridestinohen po te njejtin program Buxhet dhe Financa ne kategorin e Mallrave dhe Sherbimeve ne vlere prej 4,000.00 €.
Nga kategoria e Pagave dhe Meditjeve nga grandi qeveritar huma prej 2,400.00 € programi Inspeksion Të ridestinohen po te njejtin program Inspeksion ne kategorin e Mallrave dhe Sherbimeve ne vlere prej 2,400.00 €.
Nga kategoria e Pagave dhe Meditjeve nga grandi qeveritar shuma prej 2,000.00 € programi Infrastruktur publike Të ridestinohen po te njejtin program Infrastruktur Publike ne kategorin e Mallrave dhe Sherbimeve ne vlere prej 2,000.00 €.
Nga kategoria e Pagave dhe Meditjeve shuma prej 5,000.00 € programi Bujqesi pylltari dhe zhvillim rural Të ridestinohen po te njejtin program Bujqesi Pylltari dhe Nga kategoria e Pagave dhe Meditjeve shuma prej 1,500.00 € programi Sherbimet Kadastrale Të ridestinohen po te njejtin program Sherbimet Kadastrale ne kategorin e Mallrave dhe Sherbimeve ne vlere prej 1,500.00 €.
Nga kategoria e Pagave dhe Meditjeve shuma prej 2,000.00 € programi Planifikimi Hapsinor dhe Rregullativ Të ridestinohen po te njejtin program Planifikimi Hapsinor dhe Rregullativ ne kategorin e Mallrave dhe Sherbimeve ne vlere prej 2,000.00 €.
Nga kategoria e Pagave dhe Meditjeve shuma prej 2,500.00 € programi Kultur Rini Të ridestinohen po te njejtin program Kultur Rini Sport ne kategorin e Mallrave dhe Sherbimeve ne vlere prej 2,500.00 €.
Nga kategoria e Pagave dhe Meditjeve shuma prej 3,000.00 € programi Administrata Arsim Të ridestinohen po te njejtin program Administrata Arsim ne kategorin e Mallrave dhe Sherbimeve ne vlere prej 3,000.00 €.
Mjete këto të cilat do të destinohën në:
Kategoria e Sherbimeve Komunale
Nga kategoria e Pagave dhe Meditjeve nga grandi qeveritar shuma prej 2,500.00 € programi Administrat dhe personel Të destinohen po te njejtin program Administrat dhe Personel ne kategorin e Sherbimeve Komunale ne vlere prej 2,500.00 €.
Nga kategoria e Pagave dhe Meditjeve nga grandi qeveritar shuma prej 2,000.00 € programi Kujdesi Primar Shendetsor Të destinohen po te njejtin program Kujdesi primar Shendetsor ne kategorin e Sherbimeve Komunale ne vlere prej 2,000.00 €.
Nga kategoria e Pagave dhe Meditjeve shuma prej 3,500.00 € programi Administrata Arsim Të ridestinohen po te njejtin program Administrata Arsim ne kategorin e Sherbimeve Komunale ne vlere prej 3,500.00 €.
Në këtë mbledhje u mor vendim për Ridestinimi i mjeteve nga kodi i pagave dhe mëditjeve në kodin e mallrave dhe shërbimeve dhe shërbimeve komunale dhe vendimit për Diskutim publik për planin e PZHU-së dhe Vlersimi Strategjik Mjedisor.