Në kuadër të Fushatës për rritjen e të hyrave vetanake në Komunën e Novobërdës Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri mbajti takim me gjithë zyrtarët komunal për inkurajimin e pagesës së tatimit në pronë
Duke ju falënderuar qytetarëve të kësaj komune në vitin 2008 dhe vitin 2011 ne si komunë jemi shpërblyer nga USAID/DEMI me dy shpërblime që janë dhënë dhe niveli i grumbullimit të hyrave vetanake ka shënuar trende pozitive dhe atë gjat vitit 2012 komuna e Novobërdës ka realizuar të hyra në masë 145% më shumë në krahasim me vitin 2011.
“Duke u mobilizuar dhe duke i kryer obligimet të cilat i kemi ne,duke e paguar tatimin në pronë ne bëhemi pjesë e përpjekjeve për ta përmirësuar cilësinë e jetesës në komunën tonë, tatimi në pronë është taksë vjetore komunale,të hyrat nga tatimi në pronë nevojiten për zhvillimin e infrastrukturës dhe jetesës më të mirë në komunën tonë”u shpreh Kryetari z.Ymeri.
Ndërsa Drejtori i Drejtorisë së Financave,Ekonomisë dhe Zhvillimit z.Gani Mustafa theksoi se jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Programin DEMI rreth ngritjes së përformancës në rritjen e të HyraveVetanake,e sidomos në tatimin në pronë,prandaj dhe donatorët në këtë rast USAID-i gjithherë referohet në inkansimin dhe përformancës në tatim dhe kërkoj nga të gjithë zyrtarët komunal që të mobilizohemi dhe ti inkurajojmë edhe qytetarët e tjerë që ta paguajmë tatimin në pronë.

