Në organizim të USAID-it-projektit DEMI, komunën e Kamenicës e kanë vizituar Kryesuesit e Kuvendit dhe të zyrave për Informim të komunave të reja si: Novobërda, Parteshi dhe Ranillugi. Qëllimi i kësaj vizite kishte të bënte me njoftimin me planifikimin, organizimin dhe mbarëvajtjen e asamblesë komunale në komunën e Kamenicës.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Mavriqi, ka mirëpritur përfaqësuesit e komunave në fjalë si dhe u ka treguar për punën e kuvendit.Ai falënderoj USAID-in që përmes projektit DEMI, ka përkrahur në paisjen me laptopë delegatët të kuvendit, për siç tha me këto laptopë është shkurtuar koha si dhe janë zvogëluar shpenzimet materiale.
Mavriqi tha se Komuna e Kamenicës është fituese e grandit nga USAID-i, për transparencë, duke i falënderuar angazhimet maksimale të zyrës së Informimit si dhe shërbimit profesional të kuvendit.
Ndërsa, Sabile Kastrati Zyrtare për Informim në komunën e Kamenicës në pika të shkurtra ka paraqitur punën që kryen kjo zyre.“ Zyra komunale e informimit përcjell takimet e Kryetarit, drejtorive komunale, si dhe zyrtarëve të tjerë të komunës, bënë përgatitjet e lajmeve dhe publikimin e tyre, mirëmbajtjen e ueb faqes komunale, përgatit buletinin mujor në tri gjuhë shqip, serbisht dhe gjuhën rome” tha ndër të tjera Kastrati.
Ajo falënderoj USAID-in, që përmes projektit DEMI, kanë përkrahur zyrën e informimit me paisje teknike, si dhe përkrahjen për publikimin e tre numrave të parë të buletinit mujor etj.
Përfaqësuesit e komunave të Novobërdës, Parteshit dhe Ranillugit, kanë marrë pjesë edhe në seancën e kuvendit.