Në mbledhje morën pjesë:Të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal,Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri,Drejtorët e Drejtorive si, KFOR-i si dhe përfaqësuesi i OSBE-së z.Edmond Hyseni
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal zonj.Shefkije Mehmeti,dhe për këtë mbledhje janë paraparë këto pika të rendit të ditës:
1. Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2. Raporti financiar për 3 (tre) mujorin e tretë të vitit fiskal (D.E.F);
3. Informatë për të hyrat vetanake dhe shpenzime për periudhën janar-shtator (D.E.F);
4. Propozim vendim për ridestinimin e mjeteve nga projekti i rrugës shkollë-Haziraj në vlerë prej 600 € si dhe nga projekti i asfaltimit të rrugës Parallovë-Vuçak në vlerë prej 2,000,00 € në projektin e asfaltimit të rrugës në Jasenovik në vlerë prej 2.600,00 €;
5. Propozim vendim për aprovimin e Rregullores për subvencione;
6. Propozim vendim për diskutim publik për draft Rregulloren e Shërbimeve Publike Komunale (Drejtoria e SHPMSH);
7. Informat për realizimin e korrje-shirjeve dhe planifikimi i mbjelljeve vjeshtore (Drejtoria e Bujqësisë);
8. Propozim vendim për formimin e Komiteteve Konsultative:
a) Komitetit për Zhvillim, Ekonomik dhe Shërbime Publike;
b) Komiteti për Shëndetësi, Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport;
9. Destinimi i mjeteve të mbetura nga fondi i participimit në vlerë prej 2,480 € për shkollën fillore dhe të mesme të ulët ”Nushi dhe Tefiku” në Pasjak;
10. Formimi i grupit për përgaditjen e Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2013;
11. Propozim Vendimi për ndarjën e mjetev në vlerë prej 23.175 € për ndërtimin e shtëpive;
12. Të ndryshme.
Para aprovimit të rendit të ditës dhe procesverbalit nga mbledhja e kaluar Kryesuesja e Kuvendit Komunal i njoftoi anëtarët e Kuvendit për dy pika shtesë,ku mori fjalën dhe Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri pasi përshendeti të pranishmit i propozoi që si pikë shtesë të rendit të ditës të jetë pika e cila është ndërtimi i pesë shtëpive me raste sociale ku Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale përmes një marrveshje e cila është nënshkruar nga Kryetari dhe Ministria kanë ndihmuar komunën në vlerë prej 50 mij € apo pesë familje me nga 10 mij € material ndërtimor për shtëpit e tyre,ndërsa punët rreth ndërtimit duhët ti bëjë komuna bashkarisht me familjet,prandaj si pikë e rendit të ditës u propozua ndarja e mjeteve në vlerë prej 23.175 € për ndertimin e këtyre shtëpive,këto 5 familje do të kontribojnë me nga 500 € në mënyrë që këto shtëpi të ndërtohën bashkarisht u shpreh Kryetari z.Ymeri.
Pika Destinimi i mjeteve të mbetura nga fondi i participimit në vlerë prej 2,480 € për shkollën fillore dhe të mesme të ulët ”Nushi dhe Tefiku” në Pasjak dhe pika për Propozim Vendimi për ndarjën e mjetev në vlerë prej 23.175 € për ndërtimin e shtëpive,pas diskutimit të të pranishmëve u futën në rend të ditës,ku rendi i ditës u aprovua me këto dy pika shtesë.
Drejtori i E.F z.Gani Mustafa për Raportin financiar për 3 (tre) mujorin e tretë të vitit fiskal,theksoi se buxheti për vitin 2012 për periudhën 1-9 është i shpenzuar në vlerë prej 1,566.200 € që dmth 68.7 % për paga dhe mëditje me përqindje 70.65 % ,për Investime kapitale 63.28%,për mallra dhe shërbime 69.70 %,për komunali 91.18%,për Subvencione 50.8%,pas prezentimit të ketyre shpenzimeve Drejtori z.Mustafa thekson se ne ju kemi përmbajtur trendit të shpenzimeve vjetore.
Në këtë mbledhje u morën vendime për ridestinimin e mjeteve nga projekti i rrugës shkollë-Haziraj në vlerë prej 600 € si dhe nga projekti i asfaltimit të rrugës Parallovë-Vuçak në vlerë prej 2,000,00 € në projektin e asfaltimit të rrugës në Jasenovik në vlerë prej 2.600,00 €,Vendim për aprovimin e Rregullores për subvencione,Vendim për diskutim publik për draft Rregulloren e Shërbimeve Publike Komunale (Drejtoria e SHPMSH),Vendim për formimin e Komiteteve Konsultative: a) Komitetit për Zhvillim, Ekonomik dhe Shërbime Publike,b) Komiteti për Shëndetësi, Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport,Vendim për Destinimin e mjeteve të mbetura nga fondi i participimit në vlerë prej 2,480 € për shkollën fillore dhe të mesme të ulët ”Nushi dhe Tefiku” në Pasjak,Vendim për formimin e grupit për përgaditjen e Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2013,ku në përgaditjen e këtij plani do të marrin pjesë Drejtori i Administratës dhe Menagjeri i personelit, Vendimi për ndarjën e mjetev në vlerë prej 23.175 € për ndërtimin e shtëpive,si dhe në pikën e fundit u bë dhe shqyrtimi i kërkesave.