Kryetari i komunës ua uron qytetarëve të Novobërdës festën e Kurban Bajramit
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Komunës së Novobërdës, z.Bajrush Ymeri, ua uron këtë festë Qytetarëve të Komunës sonë, të besimit Islam.
“Kjo festë është simbol i sakrificës, mirësisë, solidaritetit mes njerëzve, është ditë e paqës dhe dashurisë. Lusim Zotin që kjo festë e çmuar ta shtojë paqën, lumturinë, dashurinë dhe respektin për njëri – tjetrin në familjet tona dhe në shoqërinë tonë”, thuhet në Urimin e Kryetarit Ymeri.