Sipas projektit "Mbështetje për komunitetet pakicë gjatë dhe pas procesit të decentralizimit", të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, ECMI Kosova ka organizuar një trajnim treditor mbi Zhvillimin Ekonomik Lokal, me fokus të veçantë në shkëmbimin e praktikave të mira në mes të 5 komunave rishtazi të krijuara (Graçanicës, Kllokotiti, Novobërdës me decentralizim e zgjeruar,Parteshit dhe Ranillugut) dhe ekspertëve të nivelit të lartë për çështje ekonomike.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë edhe korrespodentë lokalë,Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim z.Gani Mustafa,Zyrtari Financiar Driton Mustafa Zyrtarë Financiar si dhe Nazmije Bunjkau zyrtare e tatimit në pronë si dhe dy përfaqësuese nga bizneset ne Novobërdë