Komiteti për Politik dhe Financa
Njoftohen, Qytetarët e Komunës së Novobërdës, se Komiteti për Politik dhe Financa do të mbaj debat publik me temën: “Degjimi buxhetor komunal për vitin 2013 për Komunën e Novobërdës “.
Debati mbahet më : 20.09.2012 , me fillim në ora : 13.00 , në Shkollën Fillore Svetisava në Jasenovik
Procesi i planifikimit të buxhetit komunal, përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, ka një rëndësi të veçantë për një planifikim të drejtë dhe transparentë të menaxhimit me paranë publike dhe realizimit të projekteve kapitale. Komuna e Novobërdës, procesin e planifikimit të buxhetit do ta bëjë përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarë, duke u dhënë mundësinë atyre që debate të përbashkëta të informohen për procesin e planifikimit buxhetor dhe të propozojnë projektet me interes publik që duhet të përfshihen në listën e projekteve për investime kapitale.
Në debat të ftuar për pjesëmarrje janë: Përfaqësuesit e institucioneve komunale të Novobërdës , Kuvendit Komunal , partive politike, organizatave dhe shoqatave joqeveritare, punëtorë të arsimit, afaristë, artistë, fermerë, sportistë, përfaqësuese të shoqatave të grave, media dhe qytetarë të tjerë.
Ju mirëpresim!
Novobërdë: 17.09.2012 Komuna e Novobërdës
Komiteti për Politik dhe Financa