Drejtoria e Urbanizmit,Katastrit,Mbrojtje të Mjedisit
NJOFTIM
Të nderuar qytetarë të Komunës së Novobërdës, ju njoftojmë se, Komuna e Novobërdës në mbështetje të Projektit Zvicër –Kosovë për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, është duke punuar në hartimin e Draft-Planit Zhvillimor Komunal , i cili përcakton të ardhmen e zhvillimit ekonomik, infrastrukturës, shfrytëzimin e tokës dhe mjedisit si dhe çështjeve demografike dhe sociale të komunës së Novobërdës.
Draft-Plani Zhvillimor Komunal për Komunën e Novobërdës, është dokumenti më i rëndësishëm i komunës që përcakton kahet e zhvillimit të saj në 10 deri 15 vitet e ardhshme, andaj pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e këtij dokumenti ka një rëndësi të veçantë që Plani Zhvillimor Komunal të jetë në përputhje me interesat e tyre.
Prandaj, përfaqësues të partive politike, organizatave dhe shoqatave jo qeveritare, profesorë dhe arsimtarë, afaristë, artistë, fermerë, sportistë,përfaqësuese të shoqatave të grave si dhe ju qytetarë të tjerë nderuar, ju ftojmë, që të jeni pjesë aktive e debatit publik : “Të draft Planit Zhvillimor Komunal për Komunën e Novobërdës”,
Shqyrtimi i Draft Planit Zhvillimor Komunal për Komunën e Novobërdës mbahet më 18 shtator 2012 duke filluar nga ora 10.00 në Sallën e Kuvendit Komunal Novobërdë
Pjesëmarrja dhe kontributi i juaj në debat është me një domethënie të veçantë për të ardhmen e komunës, andaj, Ju mirëpresim!
Novobërdë: 12 /09/2012 Komuna e Novobërdës
Drejtoria për Urbanizëm