U mbajt mbledhja e radhës së Kuvendit Komunal Novobërdë
Në mbledhje morën pjesë:Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri,dhe Drejtorët e Drejtorive dhe OSBE-ja.
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal zonj.Shefkije Mehmeti dhe pasi përshëndeti të pranishmit hapi rendin e ditës me këto pika.
1. Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2. Draft buxheti për vitin 2013,
3. Aprovimi i Rregullores për tatimin mbi pronën e Paluajtshme,
4. Raporti të Auditimit të Jashtëm,
5. Propozim vendim për rritjen e të hyrave vetanake 66.400€ në 146.782€ ndryshim 80,382€ ,
6. Propozim vendim për destinimin e mjeteve nga të hyrat vetanake,
7. Propozim vendim i ridestinimit të investimeve kapitale nga projekti i shkollës Haziraj në projektin e asfaltimit të rrugës në Jasenovike në vlere prej 10.600€
8. Themelimi i Këshillit Komunal për siguri në Bashkësi (KKSB)
9. Aprovimi i Strategjisë për zhvillimin Kulturor të Komunës së Novobërdës 2012-2016,
10. Shqyrtim i Kërkesave,
11. Të Ndryshme.
Në këtë mbledhje mori pjesë edhe z.Florent Mehmeti themelues dhe drejtues i Teatrit Oda në Prishtinë,ku falenderoi Kryetarin e Komunës z.Bajrush Ymerin,Kuvendin Komunal,Drejtorin e Arsimit dhe Kultures si dhe gjith bashkëpunëtorët e tjerë, “Komuna juaj Novobërda ka qenë përzgjedhja e parë e menjëhershme që kemi bërë për të punua këtë plan strategjik,nga vet fakti i potencialit shumë të madh që ka në aspektin kulturor të trashëgimisë dhe natyrës,dhe kultura është promotor i shumë gjërave me vlerë që ka kjo komunë”u shpreh z.Mehmeti.
Ndërsa Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri sinqerisht i falënderoi të gjithë ata që janë përfshirë në procesin e krijimit të kësaj strategjie për zhvillim kulturor,fillimisht e falënderoi Teatrin ODA që ishte nismëtare e kësaj ideje, dhe qysh nga fillimi i kësaj nisme kam mbështetur idenë dhe gjithë procesin, Drejtorinë e Arsimit dhe Kulturës të Komunës së Novobërdës e sidomos drejtorin, z. Adem Abazi që e udhëhoqi ekipin komunal të këtij procesi 3 vjeçar si dhe të gjithë të tjerët që mbështetën, ndihmuan dhe pasuruan idetë gjatë krijimit të kësaj strategjie.
Në këtë mbledhje u aprovuan gjitha pikat e rendit të ditës dhe u morën vendime për Rregulloren për tatimin mbi pronën e Paluajtshme me disa ndryshime që të behën për zonën e parë dhe të dytë, vendim për rritjen e të hyrave vetanake 66.400€ në 146.782€ ndryshim 80,382€ ,vendim për destinimin e mjeteve nga të hyrat vetanake,vendim për Themelimin i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB),vendim për Aprovimin e Strategjisë për zhvillimin Kulturor të Komunës së Novobërdës 2012-2016,gjithashtu është bërë dhe shqyrtimi i kërkesave ku disa prej tyre u aprovuan.