Komisioni Statutar për ndryshimin dhe Plotësimin e Statutit të Komunës së Novobërdës
Kuvendi Komunal në mbledhjen e mbajtur më datë 2 korrik 2012 mori vendim për ndryshimin dhe plotësimin e statutit komunal prandaj, njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Novobërdës, se Komisioni Statutar për Ndryshimin dhe Plotësimin e Statutit do të mbajë debat publik me qytetarë.
Debati publik me qytetarë do të mbahët me datë 13 shtator 2012 (e enjte) duke filluar në ora 15:00,në Sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Novobërdës.
Komisioni Statutar për ndryshimin dhe Plotësimin e Statutit komunal ju mirëpret të gjithë juve që me vërejtje,komente,sygjerime e këshilla të jepni kontributin e juaj.
Ju mirëpresim,