U mbajt dëgjimi publik me temën “Planifikimi i buxhetit komunal 2013-2015 për Komunën e Novobërdës ”
Dëgjimi Buxhetorë u mbajt në Shkollën Fillore Makresh i Epërm ku ishin të pranishëm qytetarë të interesuar.
Drejtori i Buxhetit dhe Financave z.Gani Mustafa, ka bërë prezantimin e planit të shpenzimeve sipas kategorive ekonomike për vitin 2013,dhe listen e projekteve kapitale,ku theksoi se totali buxheti për vitin 2013 është 2,409,337.
Paga dhe mëditje 1,551,561.00 euro, Mallra dhe Shërbime 192,402.00 euro,Shpenzime Komunal 43,375.00 euro, Subvencione 92,000.00 euro, dhe Investime Kapitale 529,999.00 euro.
Gjithashtu edhe në këtë dëgjim publik Drejtori i Buxhetit dhe Financave z.Gani Mustafa premtoi se do të përpilohet një list e prioriteteve në bazë të kërkesave të qytetarëve pjesëmarrës dhe do të mirrën parasyshë të gjitha këto kërkesat për Planifikimin e buxhetit komunal 2013-2015.
Kerkesat e qytetarëve në këtë takimin ishin më shumë të fokusuara në rregullimin e Infrastrukturës.
Ky ishte degjimi përbyllës për këtë vit ku qytetarët të interesuar mund ti sjellin kërkesat e tyre edhe me shkrim tek Drejtoria e Buxhetit dhe Financave në Komunën e Novobërdës.