Sot në Komunën e Novobërdës është bërë shpërndarja e makinave mjelëseve për 27 fermerë
Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri së bashku me Drejtorin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvilimit Rural z.Goran Maksimoviq kanë bërë shpërndarjen e makinave mjelëseve për 27 fermerë,të cilët i kanë plotësuar kriteret për përfitimin e tyre.
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri theksoi se duke e pasur parasyshë se ne po e shohim bujqësinë si një prej sektorëve më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në Komunën e Novobërdës ne vendosëm që këtë vit ti subvencionojmë fermerët pikërisht me makina mjelëse.
Ne zgjodhem 27 fermerë të cilët kan aplikuar për këto makina dhe vendosëm që të gjithë këta ti subvencionojmë.
Ky projekt ka qenë i përbashkët që e kemi realizuar me fermerë ku participimi nga ana e tyre ka qenë nga 70 euro dhe pjesën tjeter e ka mbuluar komuna dhe shpresojmë që vitin tjeter do të kemi mundësine që t’i ndihmojmë edhe më tepër duke e pasur parasysh që buxheti për vitin e ardhëshëm është i tre fishuar u shprehë Kryetari z.Ymeri.
Ndërsa Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë z.Goran Maksimoviq theksoi se kjo është hera e parë që po i subvencionojmë fermerët me këto makina mjelëse duke u mbeshtetur në kërkesat e tyre, meqenë se në Komunën e Novobërdës prioritet më të madhë ka bujëqsia, gjithashtu në të ardhmën mbetet që t’i mbështesim edhe sektoret tjerë të bujqësisë.

