Në bazë të dispozitave te nenit 43 pika 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale si dhe në bazë dispozitave të nenit 36 të Statutit të Komunës së Novobërdës.
N J O F T O N
Mbledhjen e shtatë të rregullt të K.K-së të Novobërdës, e cila do të mbahet më 30.07.2012 e hënë duke filluar në ora 12:00.
R e n d i i d i t ë s
1. Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2. Raporti i Kryetarit të Komunës;
3. Aprovimi i raportit financiar të tremujorshit të dytë të vitit fiskal 2012;
4. Prurja e vendimit për participim në projektin e USAID-it me 20%;
5. Prurja e vendimit për ridestinim të mjeteve nga rregullimi i ujësjellësit në asfaltimin e rrugëve lokale në Kufcë;
6. Aprovimi i raportit të Drejtorisë së Arsimit për përfundimin e vitit shkollor 2012;
7. Të ndryshme.
Mbledhja do të mbahet ne lokalet e K.K-së, së Novobërdës.
Në: Novobërdë Kryesuese e Kuvendit
_____________________