Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës mbajti debatin publik për Draft-Planin Strategjik për Zhvillimin Kulturor në Komunën e Novobërdës 2012 – 2016.
Ky debat me qytetarët është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal ku z.Adem Abazi Drejtor i Arsimit dhe Kulturës bëri prezantimin e Draft-Planit Strategjik për Zhvillimin Kulturor në Komunën e Novobërdës 2012 – 2016.
Kam nderin që ta hap debatin e parë për Draft-Planin Strategjik për Zhvillimin Kulturor në Komunën e Novobërdës, këtë plan e kemi debatuar në seancën e kuvendit komunal ku dhe kemi marrë pëlqimin që ky plan strategjik të vihet në debat publik pas të cilit do të mirën vërejtjet sugjerimet këshillimet me qëllim që të punohet versioni final.
"Komuna e Novobërdës është e përfshirë në këtë projekt në mesin e tri komunave të Kosovës ky është një planë shumë i rëndësishëm i cili do të jetë mekanizëm nëpërmjet të cilit ne shpresojmë që ti bëjmë hapat e parë në zhvillimin kulturor dhe të bizneseve te ndryshme kulturore" u shpreh z.Abazi.
Planin Strategjik për Zhvillimin Kulturor në Komunën e Novobërdës është nismë e teatrit Oda dhe Multimedias nga Shkupi në përkrahjen e fondacionit nga Programi Zviceran për Kulturë për Ballkanin Perëndimor dhe Olof Palme-Qendra Ndërkombëtare.
Ndërsa z.Florent Mehmeti themelues dhe drejtues i Teatrit Oda në Prishtinë theksoi se komuna juaj Novobërda ka qenë përzgjedhja e parë e menjëhershme që kemi bërë për të punua këtë plan strategjik,nga vet fakti i potencialit shumë të madh që ka në aspektin kulturor të trashëgimisë dhe natyrës,dhe kultura është promotor i shumë gjërave me vlerë që ka kjo komunë.
Drejtori i Arsimit dhe Kulturës z.Abazi shpreh gatishmërinë që përveç diskutimit në këtë debat qytetarë të interesuar do të kenë mundësinë që të takohen personalisht,apo përmes adresës elektorinike që aty ku është e arsyeshme të plotësohet ky plan por gjithashtu nëse ka vërejtje dhe sugjerime të këtij draft plani janë të mirëseardhura,ky draft plan është i publikuar dhe në faqen zyrtare të komunës.