U mbajtën dëgjime publike me temën “Planifikimi i buxhetit komunal 2013-2015 për Komunën e Novobërdës ”
Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Novobërdës mbajti dëgjime buxhetore me temë: “Planifikimi i buxhetit komunal 2013-2015 për Komunën e Novobërdës ”në lokacionet Pasjak,Koretishtë dhe Zebincë.
Drejtori i Buxhetit dhe Financave z.Gani Mustafa, ka bërë prezantimin e planit të shpenzimeve sipas kategorive ekonomike për vitin 2013,dhe listen e projekteve kapitale,ku theksoi se totali buxheti për vitin 2013 është 2,409,337.
Paga dhe mëditje 1,551,561.00 euro, Mallra dhe Shërbime 192,402.00 euro,Shpenzime Komunal 43,375.00 euro, Subvencione 92,000.00 euro, dhe Investime Kapitale 529,999.00 euro.
Prioritete e dalura nga këto takime ishin këto:
Asfaltimi i rrugëve,rregullimi i ujësjellësit,eliminimi i mbeturinave,subvencione të fermerëve për korrje dhe shirje,rregullimi i rrugëve të shkollave,ndarje të buxhetit për zyrën për barazi gjinore,etj.
Drejtori i Buxhetit dhe Financave z.Gani Mustafa premtoi se do të përpilohet një list e prioriteteve në bazë të kërkesave të qytetarëve pjesëmarrës dhe do të mirrën parasyshë të gjitha këto kërkesat për Planifikimin e buxhetit komunal 2013-2015.

