U mbajt mbledhja e radhës së Kuvendit Komunal Novobërdë
Në mbledhje morën pjesë:Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri,dhe Drejtorët e Drejtorive.
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal zonj.Shefkije Mehmeti dhe pasi përshëndeti të pranishmit hapi rendin e ditës me këto pika.
- Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
- Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit Komunal;
- Prurja e vendimit për diskutim publik të Rregullores për ndarjen e subvencioneve;
- Prurja e vendimit për participim të projekteve nga kodi i arsimit;
- Prurja e vendimit për diskutim publik për projektin “Plani Strategjik për Zhvillimin Kulturor në Komunën e Novobërdës plani i hartuar në bashkëpunim me teatrin “ODA” dhe ekspertë ndërkombëtar;
- Aprovimi i Rregullores mbi mënyrën dhe kushtet e eksploatimit të rërës dhe gurit natyror në teritorin e Komunës së Novobërdës;
- Aprovimi i Rregullores për korrje-shirje;
- Njoftim nga Drejtoria e Bujqësisë për aktivitetet e deri tanishme dhe përgaditjet për fillimin e korrje-shirjeve në teritorin e Komunës së Novobërdës;
- Raporti i Drejtorisë së Inspekcionit;
- Shqyrtimi i kërkesave;
- Të ndryshme.
Në këtë mbledhje u aprovuan gjitha pikat e rendit të ditës dhe u moren vendime për Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit Komunal,vendim për diskutim publik të Rregullores për ndarjen e subvencioneve; vendim për për participim të projekteve nga kodi i arsimit,vendim për diskutim publik për projektin “Plani Strategjik për Zhvillimin Kulturor në Komunën e Novobërdës plani i hartuar në bashkëpunim me teatrin “ODA” dhe ekspertë ndërkombëtar,vendim për Aprovimin e Rregullores mbi mënyrën dhe kushtet e eksploatimit të rërës dhe gurit natyror në teritorin e Komunës së Novobërdës,si dhe vendim për Aprovimin e Rregullores për korrje-shirje.
Mbledhja përfundoi në ora 16:00.