U mbajt Debati me qytetar, me temë: “Planifikimi i buxhetit komunal 2013-2015 për Komunën e Novobërdës”
Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Novobërdës mbështetur nga projekti LOGOS,organizoi debatin me qytetar, me temë: “Planifikimi i buxhetit komunal 2013-2015 për Komunën e Novobërdës ”.
Kryetari i Komunës së Novobërdës, z.Bajrush Ymeri, pasi ka falënderuar projektin LOGOS për ndihmat e pakursyera që po i jep Komunës së Novobërdës, ka thënë se ky debat që si qëllim ka ngritjen e transparencës të shpenzimit të buxhetit komunal si dhe ngritjes së nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, është i mirëseardhur për Komunën pasi Komuna do të ketë mundësinë që të diskutoi hapur me qytetarë rreth planifikimit të buxhetit komunal 2013-2015 për Komunën e Novobërdës.
“Procesi i planifikimit të buxhetit komunal, përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, ka një rëndësi të veçantë për një planifikim të drejtë dhe transparentë të menaxhimit me paranë publike dhe realizimit të projekteve kapitale,prandaj, pjesëmarrja e juaj në debatet për planifikimin e buxhetit komunal 2013 -2015 për Komunën e Novobërdës, ka një rëndësi të veçantë që ky buxhet të planifikohet mbi bazë të interesave të qytetarëve,u shpreh Kryetari z.Ymeri”.
Ndërsa, Drejtori i Buxhetit dhe Financave z.Gani Mustafa, ka bërë prezantimin e planit të shpenzimeve sipas kategorive ekonomike për vitin 2013,dhe listen e projekteve kapitale,ku theksoi se totali buxheti për vitin 2013 është 2,409,337.
Paga dhe mëditje 1,551,561.00 euro, Mallra dhe Shërbime 192,402.00 euro,Shpenzime Komunal 43,375.00 euro, Subvencione 92,000.00 euro, dhe Investime Kapitale 529,999.00 euro.
Prioritete e dalura nga dy grupe punuese të cilat përbëheshin nga qytetarët ishin si në vijim:
Banorët e fshatit stanishor patën këto prioritete Asfaltimi i rrugëve,rregullimi i ujësjellësit,eliminimi i mbeturinave,subvencione të fermerëve për korrje dhe shirje,ngritja e një objekti për të rinjët në stanishor,rrethimi i oborrit të shkollës,ndërsa banorët e fshatit Makresh patën këto prioritete të rregullohet ujësjellësi,të behët ndërtimi i shtëpieve dhe rregullimi i kanalizimeve etj.

