Nën patronatin e Kryetarit të komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri,organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,është manifestuar 24 Qershori- Dita e Çlirimit të Novobërdës.
Ky manifestim është mbajtur në Shtëpin e Kulturës dhe Sportit në Llabjan, ku morën pjesë qytetarë nga komuna e më gjerë.Manifestimi filloj me aktivitete te ndryshme kulturore dhe sportive,nga klubet sportive dhe shoqërit të ndryshme kulturore në Komunën e Novobërdës.
Po ashtu për nderë të kësaj dite është bërë dhe propovimi i librit "Gërshetat me vargje" e Autores Blerta Ahmeti nxënse e klasës së -VII- të nga shkollës fillore “Asdreni” në Llabjan
Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri theksoi se jemi mbledhur sot këtu së bashku,për të kremtuar ditën e 
Kjo datë do të mbetët përherë si kujtim i shejtë,si një moment kur pas shumë vuajtjesh e sakrificash të dijetarëve tanë të mëdhenj,pas lutës së lavdishme të UÇK-së dhe përkrahjes së miqëve tanë ndërkombëtar vendi ynë realizoi ëndrrën e tij shekullore.
"Synimi ynë për liri dhe demokraci ka qenë dhe mbetet një ideal njerëzor,i drejtë dhe i pranueshëm nga qytetërimi modern,është dhe mbetet i tillë sepse ne si popull nuk kërkuam më shumë se secili popull tjetër i këtij planeti liri dhe vend demokratik"u shpreh kryetari z.Ymeri.
Programi kulturor vazhdoi me paraqitjen e pikave të përgatitura nga SHKA “Artana“ dhe shoqërit të tjera nga Komuna e Novobërdës.

