Në bazë të dispozitave te nenit 43 pika 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale si dhe në bazë dispozitave të nenit 36 të Statutit të Komunës së Novobërdës.
N J O F T ON
Mbledhjen e pestë të rregullt të K.K-së të Novobërdës, e cila do të mbahet më 30.05.2012 e mërkurë duke filluar në ora 12:00.
R e n d i i d i t ë s
1. Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2. Rishikimi i buxhetit për vitin 2012;
3. Prezantim i hartimit të draft Planeve Zhvillimore Komunale;
4. Prurja e vendimit për diskutim publik për Planet Zhvillimore Komunale;
5. Aprovimi i Rregullores për ushtrimin e veprimtarisë së transportit auto-taxi të udhëtarëve në Komunën e Novobërdës;
6. Prurja e vendimit për diskutim publik të draft Rregullores mbi mënyrën dhe kushtet e eksploatimit të rërës dhe gurit natyror në territorin e Komunës së Novobërdës;
7. Shqyrtimi i kërkesave;
8. Të ndryshme.
Mbledhja do të mbahet ne lokalet e K.K-së, së Novobërdës.
Në: Novobërdë Kryesuese e Kuvendit
_____________________