Drejtoria e Urbanizmit,Kadastrit dhe Mbrojtje të Mjedisit
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Novobërdës se Drejtoria e Urbanizmit ,Kadastrit dhe Mbrojtje së Mjedisit në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka caktuar më 24 Maj – fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën “ që ka për qëllim mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit .
Ky aktivitet është edhe pjesë e planit të hartuar nga komuna e Novobërdës SIAP-it (plani për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave) .
Andaj ju ftojmë që në ketë ditë të dilni në mënyre sa më masovike, të bashkëpunoni me komisionin tonë , këshillat lokale dhe të ndihmoni në ketë aksion duke bërë pastrimin e hapësirave pranë objekteve, lokaleve apo lagjeve tuaja në mënyrë që aksioni të jetë sa më i suksesshëm edhe në komunën tonë.
Në këtë aksion përveç organeve tona Komunale do të marrin pjesë edhe shumë kompani private , nxënës të shkollave ,organizatatë ndryshme , ku të gjithë së bashku të kontribuojmë për një ambient më të pastër .
Aksioni do të filloi nga ora 10.00 h dhe do të mbaroi në 15.00 h.
Ju feleminderojmë për bashkëpunim
Drejtori i D.U.K.M,A
___________________
Skender Avdyli