Në Komunën e Novobërdës u mbajt debati me qytetarë,e organizuar nga BIRN,(emisioni Jeta në Kosovë) GAP dhe ATRC, me Kryetarin e komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri.
Kryetari i Komunës së Novobërdës me këtë rast i njoftoi qytetarët drejtpërsëdrejti me sukseset e arritura gjatë mandatit të tij,si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet komuna.
Duke krahasuar premtimet e dhëna në fushatën parazgjedhore me të arriturat e gjertanishme shihet se shumica e premtimeve janë realizuar e pjesa tjetër do realizohet gjerë në fund të mandatit.