U bë përurimi i renovimit të dyerve dhe dritareve në shkollën fillore Milladin Popoviq në f.sh Bostan
Me këtë rast fjalën e mori Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri i cili fillimisht falënderoi për donacion zyrën e Kryeministrit të Kosovës (zyrës për qështje të Komuniteteve) gjithashtu dhe CDF-in për investimin në këtë shkollë fillore të komunitetit serb të këtij fshati.
Me këtë rast Kryetari i Komunës z.Ymeri ju adresua drejtorit dhe punëtorëve të kësaj shkolle që për çdo problem apo nevojë që ka shkolla t’i adresohen Komunës dhe bashkarishtë t’i evitojnë ato.
“Ne kemi qenë për festën e vitit të ri ku kemi shpërndarë nxënësve të kësaj shkolle dhurata dhe kemi parë se ka nevojë për renovimin e dyerve dhe dritareve dhe menjëherë ju jemi drejtuar zyrës së Kryeministrit (zyrës për qështje të Komuniteteve) që të na ndihmoj me donacion për t’i bërë këto renovime. Ju jemi falënderues zyrës së Kryeministrit të cilët menjëherë kanë shprehur gadishmërinë për t’i evituar këto probleme që ka kjo shkollë” u shpreh Kryetari Ymeri.
Ndërsa z.Srgjan Popoviq Drejtor për qështje të komuniteteve,Zyra e Kryeministrit theksoi un kam knaqësinë që sot gjindem në mesin e juaj dhe me vije shumë mirë që zyrja jonë ka pasur mundësinë të ndihmojë në renovimin e kësaj shkolle,dhe shpresoj se me kushtet më të mira për mësim do të jeni edhe më shumë të angazhuar në vijimin e mësimeve kështu që në të ardhmen që komuna e juaj të jetë krenare me sukeset e juaja.

