U mbajt mbledhja e radhës së Kuvendit Komunal Novobërdë
Në mbledhje morën pjesë:Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri,Drejtorët e Drejtorive, dhe OSBE-ja.
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal zonj.Shefkije Mehmeti dhe pasi përshëndeti të pranishmit hapi rendin e ditës me këto pika.
1.Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2.Aprovimi i raportit financiar i tremujorshit të parë të vitit 2012;
3.Propozim vendim për projektet kapitale;
4.Propozim vendim për zgjedhjen e komisionit për zgjedhjen këshillave lokale;
5.Shqyrtimi i kërkesave;
6.Të ndryshme.
Në këtë mbledhje u aprovuan gjitha pikat e rendit të ditës dhe u moren vendime për Aprovimin e raportit financiar i tremujorshit të parë të vitit 2012, vendim për projektet kapitale, vendim për zgjedhjen e komisionit për zgjedhjen këshillave lokale,si dhe tek shqyrtimi i kërkesave u morrën disa vendime për aprovimin e tyre.