Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri së bashku me Nënkryetarin per Komunitete z.Radovan Deniq pritën në takim sot Shefin e Misionit të IOM-it në Kosovë z. Jorge Baca Vaughan
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi rreth implementimit të projektit të IOM-it RRK III.
Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri theksoi se ne e kemi mbështetur aplikimin e IOM-it në projektin e RRK III,dhe mendoj se ka qenë i nevoshjëm për komunën tonë sepse ne me buxhetin tonë që e kemi,nuk po kemi mundësi të krijojmë kushte jo vetëm për kthim por edhe për ndonjë rast tjetër.
"Duke pasur parasysh që është një numër i madh i njerëzve që po ballafaqohen me këto probleme kemi edhe kërkesa të mëdha,dhe ne po mundohemi që bashkërisht me ju,UNHCR-in,Ministrinë,Komunën,KAD,in të bëjmë një përzgjedhje të mirë së bashku dhe të mundohemi t’i identifikojmë të gjithë ata që me të vërtetë i plotësojnë këto kritere, në njërën anë të respektojmë kriteret të cilat janë të përcaktuara nga donatori po në tjetrën anë edhe ndihmojmë këtë proces", theksoi Kryetari Ymeri.
Ndërsa Jorge Baca Vaughan Shef i Misionit të IOM-it në Kosovë falënderoi Kryetarin për punën që kanë bërë deri më tani dhe theksoi se e çmoj shumë bashkëpunimin me juve si Kryetar dhe jam i lumtur me punën që është bërë deri tani me projektin RRK III.