Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri priti në takim përfaqësuesit e USAID-it Programi DEMI
Tema e këtij takimi ishte themelimi i grupit punues për menaxhimin e aseteve në Komunën e Novobërdës
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri mirëpriti Iniciativën e DEMI-t për formimin e grupit punues komunal për një çështje shumë të rëndësishme siç është menaxhimi i aseteve/pronës së paluajtshme komunale.
“Formimi i këtij grupi punues është i rëndësishëm për zhvillimin e proceseve të identifikimit të pronave të pa luajtshme komunale dhe përkrahja ime nuk do të mungojë as në këtë çështje”theksoi Kryetari z.Ymeri.
Ndërsa Përfaqësuesit e DEMI-it potencuan se Identifikimi i këtyre pronave komunale do të shërbej në të ardhmen si proces për shfrytëzimin sa më të arësyseshëm të këtyre pronave për zhvillimin ekonomik lokal.
Kjo Iniciativë do të përkrahët nga projekti DEMI gjatë tërë fazave të identifikimit të pronave fillimisht me krijimin e databazës,krijimin e hartave dhe verifikimin në terren.
Për më tepër krijimi i grupave të tilla punuese në komunat e tjera ka sjellë një praktik dhe pritën rezultate të suksesshme theksuan në fund të takimit përfaqësuesit e Projektit DEMI.