U mbajt mbledhja e radhës së Kuvendit Komunal Novobërdë
Në mbledhje morën pjes:Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri,Drejtorët e Drejtorive:Drejtori për Ekonomi dhe Financa,Drejtori i Bujqësis,Drejtori i Arsimit Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale LOGOS-i dhe OSBE-ja.
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal dhe pasi përshëndeti të pranishmit hapi rendin e ditës me këto pika.
Pikat e propozuara të rendit të ditës janë:
1. Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2. Aprovimi i raportitit financiar vjetor për vitin 2011;
3. Propozim vendimit për projektet kapitale nga donatorët;
4. Njoftim nga Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës për zbatimin e Rregullores për bursa:
Caktimi i profileve të fakulteteve dhe shkollave të mesme që do të kenë të drejtën e aplikimit për bursë, numri i bursistëve, cakrtimi i lartësisë së bursës dhe formimi i komisionit përzgjedhës;
5. Njoftim rreth menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Novobërdës;
6. Prurja e vendimit në diskutim publik të draft Rregullores për auto-taxi (Drejtoria e Shërbimeve Publike);
7. Prurja e vendimit në diskutim publik të draft Rregullores për korrje-shirje (Drejtoria e Bujqësisë);
8. Aprovimi i Rregullores së marrëveshjes me fshatra, lagje dhe vendbanime të Komunës së Novobërëds (LLOGOS);
9. Shqyrtimi i kërkesave;
10. Të ndryshme.
Para se të aprovohët rend i ditës Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri mori fjalën dhe pasi përshëdeti të gjith të pranishmit theksoi se ne në Mbledhjen e Komitetit për Politik dhe Financa kam kërkuar që në këtë mbledhje të radhës të jetë një pikë shtesë që është më urgjente ku pas marrjes së disa kërkesave nga dy Institucione shkollore që nuk jan të sistemit unik të arsimit tonë për regjistrim në Republikën e Kosovës ne kemi pas vizit nga Ministri Sllobodan Petroviq së bashku me Ministrin e Arsimit dhe me dy deputet të Kuvendit të Kosovës dhe bashkëbisedim me qytetarët dhe zyrtarët e këtyre dy institucioneve kemi marrë për obligim që këtë temë ta trajtojmë dhe pastaj në Kuvendin Komunal të marrim një vendim për themelim prandaj un kërkoj që sot ju ta keni dhe një pikë shtesë të rendit të ditës që do të jetë pikë e veqant ,Regjistrimi apo inicimi i procedurave për themelimin e këtyre dy instutucioneve Shkolla Fillore dhe e Mesme e Muzikës “Staven Hristiq” në Stanishor dhe Institucioni publik parashkollor,qerdhja e fëmijëve “Kolibri” në fshatin Koretishtë,ku të gjith u pajtuan që kjo pik të futet në rend të ditës.
Në këtë mbledhje u aprovuan gjitha pikat e rendit të ditës dhe u moren vendime , për aprovimin e raportit financiar 2011,vendim për Zbatimin e rregullorës për bursa,vendim për prurjen e draft rregullorës për korrje shirje Vendim për Aprovimin e rregullorës së marrveshje me fshatra,lagje dhe vendbanime të Komunës së Novobërdës (LOGOS),Vendim për themelimin e Shkollës Fillore dhe e Mesme e Muzikës “Staven Hristiq” në Stanishor,vendim për Institucionin publik parashkollor,qerdhja e fëmijëve “Kolibri” në fshatin Koretisht, si dhe u bë shqyrtimi i kërkesave ku disa prej tyre aprovuan.