Projekti EU RRK III paraqet grantin e Bashkësis Evropiane udhëhequr nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ECLO) ndar IOM-it dhe partnerve të tij për implementim
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontriboj në përpjekjet e qeveris së Kosovës në promovimin e nje tolerance mjedisore shum etnike, të bazuara në respektimin e te drejtave të njeriut, te favorshme për kthim të qëndrueshëm dhe reintegrimin interno intern për personat e zhvendosur (ZHIIP), zhvendosja interne e personave (ZHIP) dhe familjeve refugjatesh ne konsolidimin e kapaciteteve, menaxhimit të migracionit të shoqëris civile dhe strukturave qeveritare si në nivel qëndror edhe në ate lokal, përmes së cilave do të kontriboj në kryerjen eventuale të angazhimeve ndërkombëtare në këto aktivitete.
Objektivat specifike të veprimit janë: a) të lehtësoj reformen e administratës publike Ministrin për Komunitete dhe Kthim (MKK); b) të përmirësoj efikasitetin e qeveris komunale në proceset e kthimit dhe reintegrimit ; c) t’i ndihmoj ZHIIP-it , ZHIP-it dhe familjet e refugjatëve gjat procesit te kthimit dhe reintegrimit duke ju siguruar ndihm në strehim dhe rehabilitimin e infrastrukturës lokale; d)të promovoj reintegrimin socio-ekonomik të të kthyerve përfshir perkrahjen e pakicave në tejkalimin e izolimit të tyre.
Projekti përbëhet nga katër komponente të ndërlidhura në mes veti që sigurojn ndihm në mënyr gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet prej atyre qëndrore e deri te ato individuale.
Komponenti i parë përfshin asistenc teknike përmes dy konsulentëve për MKK që të zbatoj reformat të cilat mundësojn të jen më efikase në krijimin e politikave dhe menaxhimin e projektit.
Asistenca do te ipet për disa muaj gjat restrukturimit.
Komponenti i dytë do të siguroj ndihm teknike zyrtarve komunal në zhvillim, menaxhim dhe monitorimin e projektit për kthim dhe reintegrim për ZHIIP, ZHIP dhe familjeve refugjate në komunat e tyre përkatëse.
Komponenti i tret do të siguroj kthim të suksesshëm të përsonave të zhvendosur përfshir vlersimin e shfrytëzuesve, rehabilitimin dhe ndërtimin e shtëpive.
Komponenti i katërt do te siguroj qëndrueshmëri në kthimin dhe reintegrimin e tyre duke iu ofruar skema socio-ekonomike përfshir edhe trajnime gjat punëve dhe trajnime profesionale , punësim, mentorim (këshillime,udhëzime) dhe asistenc ne krijimin e te ardhurave (IG) si dhe aktivitete në promovimin e pajtimit inter-etnik.
Brenda kuadrit të projektit,
a) Komuna do të inicoj që procesin e përzgjedhjes se shfrytëzuesve ta ndërrmarr ne baz të „ Udhëzimit për zgjedhjen e shfrytëzuesve në ndertimin e njësive strehuese për qëllimet e kthimit“ të cilat do te sigurohen nga ana e IOM-it.Komuna do të nënshkruaj kontrat tripalëshe me secilen familje shfrytëzuese dhe me IOM-in që të qartësojn,zyrtarizojn dhe të mirren vesh në mes vete për përgjegjësit në lidhje me rekonstruimin e pronës që gjithashtu është e lidhur me zbatimin e ligjeve mbi pronën.
Nënkupton se nga ana e projektit duhet të nënshkruhet kontrata tipalëshe para fillimit të punëve.
b) Qeveria Komunale duhet të siguroj asistencen e nevojshme që të mundësohet zbatimi i përcaktuar i projektit dhe në pëlqim është që të siguroj qëndrueshmëri të sistemit, mekanizmit dhe praktikës të cilat do të jenë të vendosura përmes EU-RRK III lënë në dispozicion përsonelit të kualifikuar të përkushtuar në zbatimin e aktiviteteve të projektit..Që të sigurohet zbatimi efektiv dhe efikas i projektit,qeveria komunale duhet veqanarisht ta vendos në dispozicion të sherbimit përsonin adekuat i cili është i përfshir për kthimin.
c) Komuna do të siguroj përkrahje në zgjedhjen e qfardo qeshtje juridike që mund të paraqiten për shfrytëzuesit dhe që mund të jen penges në implementimin e suksesshëm aktiviteteve të projektit.
d) Komuna do të lëshoj pa pages dokumentacionin sa i përket pronsis mbi pronën (sic jan fletat poseduese, kopjet e planit katastral, leje ndërtimi ose dokumente të ngjajshme) qdo shfrytëzuesi;
e) Komuna do te caktoj nje kontakt person që do ti koordinon të gjitha aktivitetet e këti projekti, të mbaj komunikim të përhershëm dhe të jep përkrahje të plot IOM-it ne implementim të këti projekti me partnerët për implementim, sic janë Developing Together (DT), Agjensioni për promovimin e punësimit në Kosovë (APPK) dhe Qendra për paq dhe toleranc (QPT).
Zyra per Komunitete dhe Kthim qdo ditë është e angazhuer në këto pun.
Me këtë e paraqesim edhe dokumentacionin e nevojshem me të cilen duhet që shfrytëzuesit potencial ti sjellin në zyrën për komunitete dhe kthim që të kyqen si shfrytëzues potencial të projektit RRK-III.
Lista e dokumenteve e cila duhet të dorzohet se bashku me aplikacionin:
– Kopjen e kartelës së refugjatëve ose vërtetim nga pushtetet relevente që familja është zhvendosur
– Kartela identifikuese familjare ose dokumente tjera që vërtetojn se antarët e rritur të familjes jan të Kosovës (deklarata të dëshmitarve,dokumente me afat të skaduar etj)
– Lista poseduese ose kopja e planit të pasuris ( të paktën informata mbi pasurin, që t’i mundësohet pushtetit të përkrah familjen në dhënjen e dokumenteve të caktuara )
– Vërtetimi nga pushteti mbi statusin e pasuris në vendin e shpernguljes
– Vërtetimi nëse shfrytëzuesi ka ndonjë nevoj speciale
– Vendimi me të cilën komuna ka ndar parcel (tokë) shfrytëzuesit