Gra nga Komuna e Novobërdës të cilat janë të kyçura në biznese të ndryshme shkëmbejnë përvojat e tyre
Gra nga Komuna e Novobërdës të cilat janë të kyçura në biznese të ndryshme,pritën sot në takim zonj.Julie R.Weeks Presidente dhe kryeshefe ekzekutive e Womenable,një ndërmarrje shoqërore fitimprurëse që punon për të mundësuar ndërmarrësin e grave në botë duke përmirësuar sistemet,ligjet,politikat,programet dhe njohurinë e bazuar në hulumtimet e të cilat përkrahin themelimin dhe rritjen e ndërmarrjeve të grave.
Weeks është eksperte e mirënjohur në fushën e zhvillimit të sipërmarrjeve të grave dhe ka përvojë në sektorin privat dhe atë publik në fushën e hulumtimit,të politikave publike dhe menaxhimit të programeve.
Në këtë takim po ashtu mori pjesë dhe Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri ku me këtë rast theksoi se un po e ndijë vetën shumë të kënaqur që kohës fundit në këtë sallë kanë filluar të mblidhen më shpesh gratë dhe të jenë pjesë e disa aktiviteteve tona që konsideroj që është një hap shumë i rëndësishëm për gjithë shoqërinë tonë.
“Ju jeni shtylla të familjes edukoni fëmijët e juaj në një frymë të tolerancës,bashkëpunimit dhe bashkëjetesës së mirë në mes të komuniteteve,kjo është shumë e rëndësishme sepse pa këtë ne nuk mundë të bëjmë as biznes të mirë dhe të sigurt prandaj ne nga niveli komunal do të përkrahim do të mbështesim dhe çdo iniciativë që vjen nga ju dhe që është reale që të përkrahim dikë që dëshiron me u ngrit shkallëve të suksesit” u shpreh Kryetari Ymeri.
Julie R.Weeks tregoi për përvojat e veta që ka pasur më shumë se 30 vite në hulumtimet,politikat publike dhe komunikimit.
Ndërsa të pranishmet kanë treguar përvojat dhe problemet që ballafaqohen në kuadër të bizneseve ku nga ky diskutim si rekomandim i tyre në të ardhmen mbetët që të bëjnë kooperim në mes vete për një zhvillim të bizneseve sa ma të suksesshme.

