U shënua 8 Marsi,Dita Ndërkombëtare e Gruas
Takimi perveq prezentimeve,sfidave dhe pervojave të femrave kishte për qëllim të ngris qeshtjet me të rendësishme për këtë ditë nëpermes debatit me te gjitha te ftuarat, me theks në rolin e ngritjes dhe vetëdijesimit më të gjerë për barazin gjinore në nivel komunal.
Në këtë takim të pranishëm ishin:Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri, Nënkryetari z.Driton Avdyli,Këshilltaret e Kuvendit Komunal,gra nga institucionet e ndryshme,punëtorët e shërbimit civil, OJQ të grave si dhe gra nga shoqëria civile.
Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri ndër të tjera theksoi:,,Sa herë që shënojmë festën e 8 marsit dhe urojmë gratë, nënat, motrat dhe koleget tona, e kemi në kujtesë që, përveç gëzimit të festës edhe të reflektojmë për gjendjen tuaj, pozitën dhe rolin tuaj në shoqërinë tonë.Ne jemi të vetëdijshëm se gratë kanë një rol të jashtëzakonshëm në jetën tonë sociale, ekonomike, edukative, shoqërore e shtetërore.Të nderuara gra,unë nuk do të jem kurrë i kënaqur nëse për të drejtat e femrave do të flitet vetëm çdo 8 mars. Çështja e të drejtave tuaja duhet të jetë temë diskutimi dhe veprimi çdo ditë dhe gjithmonë. Ju, por edhe ne të gjithë, duhet të bëjmë maksimumin e përpjekjeve që potenciali juaj, dija dhe afinitetet tuaja të vijnë në shprehje sa më shumë. Prandaj, ju inkurajoj që të jeni edhe më të fuqishme edhe më të zëshme në realizmin e të gjitha të drejtave tuaja, sot dhe në të ardhmen”theksoi Kryetari z.Ymeri.Ndërsa Zyrtarja për Barazi Gjinore zonj.Sadbere Vllasaliu theksoi se ,,kjo është një datë historike e cila shënohët çdo vit gati në të gjitha vendet e botës,vet shënimi i kësaj date na bënë të kuptojmë se për gratë gjithnjë e më shumë ka tendeca të përmisimit të gjendjes së tyre në shoqëri,përfshirja e grave në Kuvendin Komunal të Novobërdës është mbi 30%.Ne i inkurajojmë gratë të bëhen pjesëmarrëse në jetën publike dhe të japin kontributin dhe rezultatet e tyre,të tregojnë se edhe ne mundemi të kontribojmë krahas gjinis tjetër pa asnjë dallim”theksoi zonja Sadbere Vllasaliu.
Takimi u përmbyll me një koktej rasti të mbështetur nga Kuvendi Komunal dhe ekipi monitorues i OSBE-së.
Takimi u përmbyll me një koktej rasti të mbështetur nga Kuvendi Komunal dhe ekipi monitorues i OSBE-së.