Përfaqësues të Ekipit përgaditor për themelimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut si dhe një grup studentësh vizituan Komunën e Novobërdës
Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri së bashku me Nënkryetarin për Komunitete z.Radovand Deniq pritën sot në takim Përfaqësuesit e Ekipës përgaditore për themelimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut si dhe një grup studentësh të Komunitetit serb nga Veriu i Mitrovicës.
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri falemnderoi studentën që kanë përzgjedhë Komunën e Novobërdës që të jetë pjesë e vizitës së tyre.
Kreu i Komunës së Novobërdës i ka njoftuar studentët me rrjedhat aktuale siç është procesi i decentralizmit,problemet që kanë dalë në terren gjatë këtij procesi, buxhetin e komunës,për raportet e mira ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Novobërdë si dhe për situatën e sigurisë,proceset e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit rural në Komunën tonë.
Komuna e Novobërdës është njëra ndër komunat me një bashkëpunim ndëretnik të rinisë,ku vlen të theksohet se çdo projekt me qëllime dhe aktivitete rinore është multietnik theksoi Kryetari z.Ymeri.
Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri ndër të tjera shtoi ,,Komuna e Novobërdës është shembulli më i mirë i multietnicitetit dhe se nuk mbahet mend ndonjë ekces nderetnik që ka ndodhë në mes të komuniteteve.Duke e pas parasysh që jeni të ri dhe se ardhmja është në rini,unë ju ftojë që të ndihmoni në këtë proces të themelimit të komunës së Mitrovicës së veriut sipas pakos së Presidentit Ahtisari.Unë ju ftojë që të ndihmoni,të kontriboni dhe të angazhoheni për të ndihmuar Ekipin përgatitor sepse kjo është zgjidhja më e mirë.Për këtë ju mund të merrni shembull komunat e reja që janë themeluar qe dy vite dhe mund ti shihni më për së afërmi ndryshimet që kanë ndodhë gjatë kësaj periudhe.Në këtë drejtim edhe unë dhe kolegët e mi shprehim gadishmërin për të ndihmua rreth kësaj qështje nëse konsideroni se është e nevojshme".
Në fund të pranishmit patën rastin që të shtrojnë pyetje të ndryshme në të cilat Kryetari i Komunës u përgjigj me kënaqësi.