U bë prezantimi i shërbimeve për qytetarët e Komunës së Novobërdës në zyrat satelitore të fsh.Pasjak dhe Stanishor
Sot në një atmosferë festive, Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri dhe zyrtarët tjerë komunal prezantuan qytetarëve shërbimet e ofruara dhe përparësitë e zyrës së vendit në fshatin Pasjak dhe Stanishor. Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri u shoqërua nga Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z.Izmi Zeka,Zëvendës Drejtori i Programit të USAID-it Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive DEMI-t z.Bujar Hoxha, dhe Kryesuesi i Departamentit të Qendres civile z.Shefket Ismajli.
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri pasi faleminderoi të pranishmit theksoi se këto zyre janë në shërbim të qytetarëve,vet fakti se këto lokalitete me Decentralizim kaluan me Komunën e Novobërdës dhe përshkak të largësisë ka lind nevoja që ne të kemi disa zyra më afër qytetarëve tanë,dhe këtë e kemi bërë me ndihmë e Ministris së Pushtetit Lokal dhe në rastin konkret tani kemi bashkëpunim të ngushtë me Programin DEMI dhe me Ministrin e Punëve të Brendëshme. “Tash e sa kohë kjo zyrë e vendit i ka sjellë shërbimet civile më afër qytetarëve,në vend se të udhëtojnë 24 km deri në qendrën e qytetit dhe pas banorët e kësaj treve mund të pajisen në fshatin e tyre me dokumentet civile siç janë certifikatat e lindjes, certifikatat e martesës dhe certifikatat e vendbanimit”theksoi Kryetari Ymeri.
Kjo ngjarje i mundësoi qytetarëve të kuptojnë mundësitë e krijuara nga përmirësimi i shërbimeve të ofruara përmes zyrës së vendit të themeluar në vitin 2009. Njëkohësisht kjo zyrë do të promovojë edhe lehtësimin e pajisjes me dokumentet themelore civile për Pasjkun dhe Stanishorin
Zavendës Drejtori i Programit të USAID-it Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive DEM-t z.Bujar Hoxha theksoi se Programi i USAID-it Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive punon për së afërmi me Komunën e Novobërdës dhe zyrtarët e saj lokal për të identifikuar dhe përmbushur rezultatet kryesore, siç janë: qeverisja më efektive që rrit besimin në pushtetin lokal, përmirësimi i shërbimeve lokale, zhvillimi më i hovshëm ekonomik lokal dhe përfshirja më e madhe e rinisë në aktivitetet qytetare.
Ndërsa Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z.Izmi Zeka theksoi se kjo ngjarje e sotit dëshmon një qeverisje më efikasa dhe më të mirë që po zhvillohët në këtë Komunë,Ministria e Punëve të Brendëshme me fuqin që ka do të ndihmojë lehtësimin e kryerjes së punëve në këto zyra.

