Në bazë të dispozitave te nenit 43 pika 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale si dhe në bazë dispozitave të nenit 36 të Statutit të Komunës së Novobërdës
N J O F T O N
Mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2012 të K.K-së të Novobërdës, e cila do të mbahet më 31.01.2012 e martë duke filluar në ora 13:00.
R e n d i i d i t ë s
1. Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2. Raporti i Kryetarit të Komunës për periudhën njëvjeqare të vitit 2011;
3. Prurja e vendimit për lirimin nga tarifat, ngarkesat komunale për bizneset individuale;
4. Aprovimi i raportit të Drejtorisë së Arsimit për përfundimin e vitit shkollor të gjysëmvjetorit të parë 2011/2012 dhe fillimin e vitit shkollor të gjysëmvjetorit të dytë;
5. Të ndryshme.
Mbledhja do të mbahet ne lokalet e K.K-së, së Novobërdës.
Në: Novobërdë Kryesuese e Kuvendit
_____________________