Me 7 dhjetor 2011 Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri mori pjesë në takimin e organizuar nga organizata DEMI me temën Forumi me kryetarë,ndërtimi i një komune Efektive
Pjesëmarrës ishin Kryetarët e komunave të decentralizuara, me qëllim të ngritjes së Efikasitetit dhe Qëndrueshmëria e Praktikave më të Mira.
Në takim përveç të tjerash kryetarët patën rastin të paraqesin përvojat e tyre nga partneriteti me ekipin e DEMI-t.
Takimin e udhëhoqi zonj.Ginka Kapitanova drejtoresh e programit USAID/DEMI si dhe z.Krzysztof Chmura,këshilltarë i lartë për qeverisje Lokale.
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri falemnderoi përzemërsisht Ekipin e DEMI-t për Komunën e Novobërdës dhe angazhimin e tyre të pakursyer në mënyrë që të kemi edhe një fuqizim të administratës,asamblesë komunale,rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në qeverisjen lokale,përmirësimin e ofrimit të shërbimeve,avancimin e zhvillimit ekonomik si dhe fondin mbështetës dhe stimulus.
Po ashtu Kryetari i Komunës z.Ymeri paraqiti edhe sfidat e tanishme me të cilat ballafaqohet Komuna e Novobërdës dhe po ashtu përshëndeti iniciativën e DEMI-t për mundësin e organizimit të një Konference të përbashkët nga Kryeministri i Kosovës dhe Ambasadori i SHBA-ve për komunat e reja të dala pas procesit të decentralizimit.
Në fund u vendos që para organizimit të kësaj Konference të zhvillojmë bisedime në mënyrë që të trajtojmë tema interesante dhe të nevojshme për Komunat e reja.