Me datë 16 nëntor 2011 Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal znj.Shefkije Mehmeti morën pjesë në Konferencën “e-Qeverisja në Komunat e Kosovës”.
Qeverisja Elektronike, apo e-Qeverisja ka për qëllim rritjen e pështatshmërisë dhe mundësive të shërbimeve qeveritare dhe informimin e qytetarëve. Aplikimi i teknikologjisë informative dhe të komunikimit në administratën publike ndryshon strukturën dhe proceset në organizimin qeverisës, rregullon marrëdhëniet dhe përmirëson komunikimin me qytetarët dhe bizneset si dhe e bënë administratën më të përshtatshme, transparente dhe më të lir.
Në këtë Konferencë morën pjesë Kryetarët dhe Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të gjitha komunave partnere të programit të USAID-it, Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive së bashku me përfaqsuesit e Ministrisë së Pushtetit Lokal, Ministrisë së Administratës Publike, Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe musafirët nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrisë së Financave, përfaqësuesit e USAID-it dhe projekteve tjera Ndërkombtare të cilat punojnë ngushtë me komunat.