Me datë 28 tetor 2011 duke filluar në ora 11:00,u mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal Novobërdë,në këtë mbledhje ishin të pranishëm Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri,Kryesuesja e Kuvendit Komuna Drejtor të Drejtorive ,anëtarët e Kuvendit Komunal,OSBE-ja.
Pikat e rendit të ditës ishin këto ku me shumicën e votave u aprovuan të gjitha
1. Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2. Aprovimi i Draft Strategjisë së SPARK-ut;
3. Aprovimi i raportit financiar për tremujorshin e tretë;
4. Prurja e vendimit për rritjen e të hyrave vetanake nga 60,000,00 € në 85,000,00 € destinimi i këtyre mjeteve bëhet 17,000,00 € për mallra dhe shërbime dhe 8,000,00 € komunali;
5. Prurja e vendimit për nxjerrjen në diskutim publik të Rregullores për orarin e bizneseve në territorin e Komunës së Novobërdës;
6. Prurja e vendimit për nxjerrjen në diskutim publik për Rregulloret:
· Rregullorja për ndarjen e bursave dhe;
· Rregullorja për të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e nxënësve të shkollave të mesme të larta të Komunës së Novobërdës;
7. Aprovimi i draft Planit për pirmërsimin e menaxhimit në sektorin e mbeturinave (SIAP);
8. Prurja e vendimit për participimin në projektin e DEMI-t në vlerë prej 2,503,22€;
9. Shqyrtimi i kërkesave;
10. Të Ndryshme.
Në këtë mbledhje u morën vendime për:
- Vendim për Aprovimi i Draft Strategjisë së SPARK-ut;
- Vendim për Aprovimin e raportit financiar për tremujorshin e tretë;
- Vendim për rritjen e të hyrave vetanake nga 60,000,00 € në 85,000,00 € destinimi i këtyre mjeteve bëhet 17,000,00 € për mallra dhe shërbime dhe 8,000,00 € komunali;
- Vendim për nxjerrjen në diskutim publik të Rregullores për orarin e bizneseve në territorin e Komunës së Novobërdës;
- Vendim për nxjerrjen në diskutim publik për Rregulloret:
· Rregullorja për ndarjen e bursave dhe;
· Rregullorja për të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e nxënësve të shkollave të mesme të larta të Komunës së Novobërdës;
6. Vendim për Aprovimin e draft Planit për pirmërsimin e menaxhimit në sektorin e mbeturinave (SIAP);
7. Vendim për participimin në projektin e DEMI-t në vlerë prej 2,503,22€;
Po ashtu në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe kërkesat të cilat disa prej tyre u aprovuan.