Në bazë të dispozitave te nenit 43 pika 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale si dhe në bazë dispozitave të nenit 36 të Statutit të Komunës së Novobërdës
N J O F T O N
Mbledhjen e nëntë të rregullt të K.K-së, të Novobërdës, e cila do të mbahet të premten më 28.10.2011 duke filluar në ora 11:00.
R e n d i i d i t ë s
1. Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2. Aprovimi i Draft Strategjisë së SPARK-ut;
3. Aprovimi i raportit financiar për tremujorshin e tretë;
4. Prurja e vendimit për rritjen e të hyrave vetanake nga 60,000,00 € në 85,000,00 € destinimi i këtyre mjeteve bëhet 17,000,00 € për mallra dhe shërbime dhe 8,000,00 € komunali;
5. Prurja e vendimit për nxjerrjen në diskutim publik të Rregullores për orarin e bizneseve në territorin e Komunës së Novobërdës;
6. Prurja e vendimit për nxjerrjen në diskutim publik për Rregulloret:
· Rregullorja për ndarjen e bursave dhe;
· Rregullorja për të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e nxënësve të shkollave të mesme të larta të Komunës së Novobërdës;
7. Aprovimi i draft Planit për pirmërsimin e menaxhimit në sektorin e mbeturinave (SIAP);
8. Prurja e vendimit për participimin në projektin e DEMI-t në vlerë prej 2,503,22€;
9. Shqyrtimi i kërkesave;
10. Të Ndryshme.
Mbledhja do të mbahet në sallën e K.K-së, së Novobërdës
Në: Novobërdë Kryesuese e Kuvendit
_____________________