Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri së bashku me ekipin e tij priten në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë z. Jean François Fitou
Në këtë takim Kryetari z.Ymeri e njoftoi z.Fitou lidhur me historikun e Komunës,me rrjedhat aktuale , me procesin e decentralizmit, raportet ndërmjet komuniteteve, situatën e sigurisë si dhe proceset e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit rural.
Nga ky takim Kryetari i Komunës z.Ymeri kërkoi që të ketë një mbështetje në projektet e parapara nga Komuna duke i ditur nevojat e domosdoshme për investimet në sektorët e ndryshme sidomos në zonat e bashkangjitura me decentralizim.
Ndërsa Ambasadori i Francës z. Jean François Fitou faleminderoi Kryetarin z.Ymeri për mikpritjen,dhe theksoi ,, ju jeni një komunë e veqant,ajo e cila është më e rëndësishmja është që ju do ti tejkaloni veshtirësirat që i keni pasur deri më tani,është shumë e rëndësishme bashkëjetesa që është paqësore në Komunë tuaj,e di që keni vështirësi por ju keni vullnet dhe bashkëpunim të mirë ndërmjet vete”.
Ambasadori i Francës z. Jean François Fitou shprehu gatishmërinë e tij që përmes fondeve të Komisionit Evropiane, Novobërda të mbështetet me projektet,gjithashtu ai premtoi se Ambasada Franceze dhe ai personalisht janë të interesuar të përkrahin zhvillimin e turizmit rural si dhe sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë duke ofruar ekspertët e tyre në hartimin e projekt propozimeve për sektorët e lartëcekuara.
Pastaj Kryetari së bashku me Ambasadorin z.Fitou në sallën e Kuvendit Komunal u takuan me anëtarë të asamblesë komunale dhe qytetarë të dy komuniteteve.Pas njoftimit nga ana e Kryetarit rreth takimit me ambasadorin dhe pas fjalës së amabsadorit u hap debati për pyetje nga ana e qytetarëve.
Pyetjet e qyetarëve kishin të bënin rreth funksinimit dhe shuarjes së strukturave paralele,pastaj rreth liberalizimit të vizave ,për ndihmë në projekte të infrastrukturës dhe në sektorin e bujqësis etj.
Të pranishmit morën përgjigje nga Ambasadori i Francës z. Jean François Fitou i cili po ashtu u nda i kënaqur që ka pas rastin të takohet dhe me qytetarë të kësaj Komune.

