Kryetari z.Bajrush Ymeri së bashku me Nënkryetarin,Kryesuesen e Kuvendit Komunal dhe Drejtorët e Drejtorive pritën një delegacion nga Komuna e Junikut
Në këtë takim Kryetari z.Ymeri i njoftoi të pranishmit , lidhur me rrjedhat aktuale në komunën e Novobërdës, me procesin e decentralizmit, raportet ndërmjet komuniteteve, situatën e sigurisë si dhe proceset e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit rural në Komunën tonë.
Artan Hamza Drejtor i zhvillimit ekonomik në Komunën e Junikut e faleminderoj Kryetarin për pritjen që ju kanë bërë,ku theksoi se Komuna e Junikut është komunë e re që është themeluar me proces të decentralizimit nga viti 2005,ndërsa nga viti 2009 jem me kompetenca të plota duke funksionuar si komunë,gjithashtu e përgëzoj Kryetarin Ymeri për përkushtimin dhe punën të cilën e bëjnë në Komunë e Novobërdës.
Sami Vllasaliu Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Novobërdës në këtë takim prezantoj ecurinë e turizmit rural ku theksoi se Komuna e Novobërdës me turizmin rural ka filluar të mirët qysh në vitin 2008,në këtë projekt z.Vllasaliu theksoi se janë gjithësejt 10 familje të kyçura rreth fjetjes,ushqimit dhe lojërave të ndryshme,kemi vizitor nga vende të ndryshme dhe janë ndarë të kënaqur me turizmin i cili po zhvillohen në Komunën tonë.
Ndërsa Drejtori i Arsimit dhe Kulturës z.Adem Abazi i njoftoi të pranishmit rreth historisë së Kalasë në Komunën e Novobërdës e cila ekziston me shekuj,ku theksoi se ne trashëgojmë pasuri historike dhe arkeologjike.
Pas takimit delegacioni vizituan Kalanë dhe familjet që ofrojnë këtë lloj të turizmit e pastaj së bashku patën një drekë për të shijuar ushqimet nga turizmi rural.
Ky takim në mes të dy Komunave u realizuar duke falemenderuar projektin DEMI,më konkretisht znj.Laura Bahtiri dhe z.Izet Qelaj.

