Me ftesë të institucioneve të Bashkimit Evropian një delegacion i autoriteteve lokale dhe regjionale nga Ballkani Perendimor po merr pjesë në një vizitë studimore në lidhje me njohjen për së afermi të politikave dhe programeve mbi trashegiminë kulturore në Bashkimin Evropian.
Në këtë vizitë në Bruksel,përmes Kryetarit të saj z.Bajrush Ymeri po përfaqsohet edhe Komuna e Novoberdës, komunë në të cilen gjendet një trashëgimi e rrallë kulturore në Ballkan dhe me gjerë. Në kuader të delegacionit, gjatë kësaj vizitë Kryetari i Komunës do të ketë rastin që të njihet për së afermi me punen e institucioneve të Bashkimit Evropian, dhe veqanarisht me punen e Komitetit të Rajoneve të BE-së.
Kryetari i Komunës është duke shfrytezuar këtë vizitë edhe për të vendosur kontakte dhe komunikim të ngushtë me përfaqsues të rajoneve dhe të shteteve antare në BE. Është për t’u theksuar se BE ka një ndjeshmëri të lartë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimise kulturore brenda saj, si dhe në marrëdhëniet me fqinjë dhe në përgjithësi, prandaj Komuna e Novobërdës do të ketë rastin të përfitojë nga praktikat e mira të kultivuara në BE. Për më shumë Kryetari do të ketë rastin të kërkojnë mbështetje më të fuqishme në favor të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në Kosovë, dhe veqanërisht në Novobërdë.
Kjo vizitë organizohet nga delegacioni i BE-së në rajon, si dhe nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë.
Gjithashtu Kryetari Ymeri gjatë kësaj vizite po e shfrytëzon rastin që të takohet edhe me bashkatdhetarë nga Komuna e Novobërdës që gjenden në Belgjikë.Kryetari vizitoi familjen e Shyqeri Elezit nga fsh.Koznicë e që gjendet përkohesisht në qytetin Antwerpen të Belgjikës.
