Në kuadër të promovimit të transparencës komunale, në Komunën e Novobërdës u organizua aktiviteti i quajtur " Dita e Dyerve të Hapura të Komunës".
Gjatë kësaj dite, Kryetari i Komunës, zv. Kryetarët dhe Drejtorët e Drejtorive Komunale, i pranuan qytetarët në takim, duke prezantuar aktivitetet e tyre , strukturën komunale etj.
Po të njëjtën ditë gjithashtu u bë promovimi dhe shpërndarja e udhërrëfyesit të Komunës i përgatitur nga komuna në përkrahje të misionit të OSBE- së, Qendra Regjionale e Gjilanit.
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri theksoi se OSBE-ja është në vazhdimësi duke përkrahur komunën e Novobërdës në ngritjen e transparencës, fillimisht me prodhimin e mbishkrimeve në zyrat e komunës, ku qytetarët do të jenë në gjendje të i kenë shërbimet në nivel më të lartë dhe po ashtu te i gjejnë zyret me lehtë e tani udhërrëfyesin ku qytetarët do t’i kenë më afër institucionet komunale.
Pse e themi këtë? E themi për vetë arsyen e botimit të këtij libri të cilin do ta kenë në dorë të gjitha të interesuarit që ta njohin punën e komunës sonë, t’i njohin fushë-veprimtaritë, ligjet, rregulloret, mënyrën e funksionimit të komunës.
“Botimi i këtij Udhërrëfyesi do ta kursejë kohën, mundin dhe anën materiale të qytetarëve tanë. Në botën e sotme, mjaft dinamike, posedimi i një udhërrëfyesi për institucionin lokal qeverisës është një ndihmesë shumë praktike. Secili qytetarë, para se t’i drejtohet komunës për një nevojë të caktuar, do ta dijë saktësisht secilën procedurë ligjore. Kështu do të shmangen radhët, pritjet dhe sorollatjet e paarsyeshme,edhe puna në komunë do të jetë më efikase dhe më e lehtë për zyrtarët komunalë”u shpreh z.Ymeri.
Ndërsa Carlo Guinpiera zyrtar i OSBE-së theksoi se Udhërrëfyesi i Komunës është pjesë e aktiviteteve të projektit të OSBE-së: mbi "Rritjen e transparencës dhe përgjegjësive të komunave nëpërmjet komunikimit të jashtëm në rajonin e Gjilanit".
Grupi punues që kanë punuar në këtë udhërrëfyes janë:Merita Mehmeti Kordinatore,Adem Abazi,Jasmina Deniq,Sami Vllasaliu,Sreten Ivanoviq,Fadil Llapashtica dhe Sasha Saviq.Ku ky grup ishte i përbërë nga zyrtarët komunal, pjesëtarë të shoqërisë civile, nëpunësit publikë të zgjedhur nga kryetari për të përgatitur draftin e udhërrëfyesit në bashkëpunim me ekipin komunal të OSBE-së. Grupi punues ka pasur për detyrë të bëjë mbledhjen e të dhënave për udhërrëfyesin përmes takimeve ku ata kanë diskutuar progresin e tyre dhe kanë përpiluar të dhënat e mbledhura.