Me datë 25.09.2011,në Kalan e Komunës së Novobërdës u organizuar Aktiviteti çiklist jo garues dhe rekreativ Tour de colture2011,ky aktivitet ishte i hapur për të gjith (profesionist,të moshuar,të rinjë,meshkuj e femra).
Tour de colture është një iniciativë e Trashëgimisë Kulturore pa kufij dhe i programit të mbështjetjes së Planifikimit Hapsinor Komunal,ky është një aktivitet unik në Kosovë dhe përbëht nga një sinergji parimesh që rrjedhin nga Ditët e Trashëgimis Evropiane.
Enes Toska Organizator theksoi se qëllimi i këtij aktiviteti ishte Promovimi i trashëgimis sonë të përbashkët natyrore kulturore,promovimin e transportit jo-motorizuar për një lëvizshmëri më efektive për të gjithë si dhe promovimin e një lëvizje të përbashkët globale për një ardhmëri të sigurt klimatike.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri theksoi:
,,Nuk ka zgjidhje më të mirë sesa kjo që ju keni bërë sot.Të nisni turneun tuaj nga Kështjella e Novobërdës,nga zemra e trashëgimisë sonë kulturore,nga pasuria jonë e madhe dhe e përbashkët,nga majat e maleve tona me ajër të pastër,nga ky ambijent i shëndoshë që Zoti na e ka fal,pa kursim.Ju keni zgjedhur këtë vend, këto rrugë tona të bukura të cilat do t’i kaloni në mënyrën më të shkëlqyeshme,jo me makina dhe automjete tjera që dëmtojnë këtë pasuri,por me bicikletat tuaja”.
Zgjedhja juaj është e shëndosh, është humane dhe jep mundësi që të shijoni këtë pasuri, pa zhurmën e makinave dhe tymin e tyre. Në këtë shtegtim tuajin shumë human, ju do të shihni dhe përjetoni këtë natyrë të mrekullueshme, këtë trashëgimi që çdo ditë e më tepër tërheq turistët nga vendi dhe bota.Ju do te jeni dëshmitarë, dhe këtë besoj shumë se do t’ua përcjellni gjithë njerëzve që njihni, se Novobërda është një komunë e bukur, me pasuri të mëdha të trashëgimisë dhe natyrës, me një ambient të qetë ku jetojnë në harmoni të gjitha bashkësitë etnike. Ju do të tregoni se Novobërda ka potencial të madh turistik të cilin ia vlen ta shijojë gjithsecili. E ne presim që nga rrëfimi juaj nesër në këtë vend të bukur të kemi sa më shumë miq dhe vizitorë.
Duke ju uruar të kaloni një rrugë të mbarë dhe me plot mbresa, një rrugë të përjetimeve të ëmbla dhe të paharrueshme, ne emër timin dhe qytetarëve të mi, Ju dëshiroj gjithë të mirat me besimin se ne do të shihemi sërish këtu bashkë.