Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri priti në takim përfaqësuesit e projektit “Rritja e potencialit ekonomik komunat Novobërdë,Kllokot, Ranilluk dhe Shtërpcë” që financon Unioni Evropian udhëhequr nga Zyra nderlidhse e Komisionit Evropian.
Me këtë rast Aleksandra Jovanovic, menaxhere e projektit SPARK,dhe Milosh Milovanovic,nga Fraktali biseduan për hapat e mëtutjeshëm në lidhje me miratimin e Strategjis për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ndërrmarrsit,që Kuvendi Komunal i Novobërdës duhet ti miratoj me rastin e takimit të 28 Shtatorit 2011.Gjithashtu u diskutua edhe për hapat në vazhdim për promovimin e ndërrmarrsve nga komuna e Novobërdës,të marrin pjesë në garat për biznesin më të mirë 2011,që organizon Qendra për shërbime biznesore në Novobërdë.