Kryetari i komunës z.Bajrush Ymeri priti sot ne takim njoftues togerin Shukri Aliu
Kryetari i komunës z.Bajrush Ymeri priti sot ne takim njoftues togerin Shukri Aliu i cili është caktuar ushtrues detyre i komandantit të Stacionit Policor në Novobërdë.
Togeri z.Aliu ishte i shoqëruar nga reshteri Feriz Bunjaku.
Kryetari Ymeri pasi që i uroi shëndet dhe punë të mbarë në detyrën e komandantit të policisë në Novobërdë e njoftoi togerin zAliu me zhvillimet në Komunë dhe po ashtu me raportet e mira ndëretnike që kanë qytetarët e Komunës së Novobërdës.
,,Novobërda njihet si rajon i qetë dhe pa ndonjë incident të theksuar mirpo teritori i zgjeruar po paraqet problem edhe në fushën e policisë sepse numri i policëve nevoitet te jetë edhe më i madhë’’tha ndër të tjera Kryetari Ymeri.
Në këtë takim u shprehë gatishmëria e të gjithëve se do të bashpunohet ngushtë për të mbajtur një situatë të mirë dhe të qetë ashtu siq ka qenë vazhdimisht.