Vetëvendosjes e Kurteshit vonë i ka dal gjumi, thotë Ymeri Kritikat e kryetarëve të Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje, të Ismajl Kurteshit (Gjilan) dhe të Lirim Gashit (Novobërdë), të bëra gjatë një konference të përbashkët, në adresë të institucioneve lokale të Novobërdës,lidhur me punimet që janë duke u bërë në Kishën e Dragancës, pa leje, pa kontroll dhe pa dijeni të komunës, për kreun e komunës së Novobërdës, Bajrush Ymerin janë tërësisht të pabaza.
Në reagimin e tij karshi deklarimeve të Vetëvendosjes për këtë çështje, Ymeri tha se për hir të së vërtetës e ndien për obligim të reagojë, për t’u sqaruar para opinionit publikë dhe lexuesve të Portalit “2lonlne”.
Kryetari Ymeri thotë se fshati Dragancë dhe Manastiri i saj kanë qenë pjesë e Komunës së Gjilanit atëherë kur kanë filluar punimet në disa objekte ndihmëse të Manastirit.“Duket se Ismajl Kurteshit dhe Lëvizjes së tij, i ka dal gjumi pak vonë, sepse ndërtimet në këtë Manastir kanë filluar kur edhe zoti Kurteshi ka qenë pjesë e asaj qeverie në Komunën e Gjilanit” ka thënë Ymeri.
Sipas tij, po shihet se atëherë Kurteshi nuk ka pas kohë me u marrë me çështje të tilla dhe se sot pasojat janë të mëdha, sepse po që se Kurteshi, si pjesë e qeverisë komunale të kishte reaguar me kohë, këto punime ishin ndërprerë atëherë sepse besojë që Komuna e Gjilanit ka pas plane urbanistike, thotë Ymeri.
“Kur fshati Dragancë me procesin e decentralizimit ka kaluar me Komunën e Novobërdës këto punime kanë qenë të përfunduara dhe se sot atje bëhen vetëm suvatime dhe punët përfundimtare”, sqaron tutje kryetari Ymeri.
Ai thotë se në asnjë mënyrë nuk dëshiron që ta arsyetojë këtë veprim, por do vetëm të sqarojë se kjo që ka ndodhë ka qenë përgjegjësi e Komunës amë, atje ku fshati ka qenë para një viti e gjysmë.“Unë i kuptojë reagimet e Lëvizjes Vetëvendosje, por se kësaj here e kanë bërë në stilin, hajt të themi diçka” shprehet Ymeri.
Përndryshe, një ditë më parë, Kurteshi dhe Gashi të Vetëvendosjes kishin kritikuar institucione lokale e qendrore që po lejojnë Serbinë dhe autoritetet kishtare të investojnë e ndërtojnë pa kontroll, pa leje dhe pa miratimin dhe dijeninë e institucioneve vendore, siç është rasti edhe për ndërtimet që janë duke u bërë në Kishën e Dragancës, duke kërkuar nga autoritet komunale ti stopojnë këto ndërtime.