Me datë 17 gusht 2011 duke filluar në ora 14:00 në fshatin Prekovc u mbajt takimi i radhës i dëgjimit publik për fermerët e Komunës së Novobërdës
Në këtë takim kan marrë pjesë Kyresuesja e Kuvendit Komunal,zyrtarët Komunal,përfaqësues nga USAID-i,si dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve (fermerëve) të Komunës së Novobërdës.
Zyrtari për Zhvillim Ekonomik z.Sabedin Vllasaliu i njoftoi të pranishmit rreth planifikimt të buxhetit për vitin 2012,në fushën e bujqësisë,si dhe rreth pranimit të kërkesave me shkrim në fushën e bujqësisë.
Në këtë takim ka pasur kërkesa të ndryshme nga fermerët ku disa prej tyre ishin:Ndërtimi i një minifabrike për përpunimin e qumshtit,Sigurimi i naftës,grurit dhe plehut,Rritja e buxhetit për sebvencionimin në fushën e bujqësisë,si dhe Sigurimin e fondit për të reshurat atmosferike.