Grupet punuese për monitorimin e obligimeve për ri-integrimin e personave të riatdhesuar vizituan Komunën e Novobërdës
|
Qëllimi i këtij takimi ishte Monitorimi i obligimeve për ri-integrimin e personave të riatdhesuar,dhe njoftimi më për së afërmi për personat e riatdhesuar në Komunën e Novobërdës.
Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri, Shefi i zyrës komunale të gjendjes civile,Shefi i Administratës,Shefi i zyrës Komunale të Regjistrimit civil,Drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenjes sociale,Drejtori i qendres për punë sociale,Drejtori i urbanizmit dhe kadastrit,Drejtori i gjeodezisë dhe pronës, zyrtar nga Zyra për Komunitete dhe Kthim,zyrtarja për Integrime evropiane si dhe përfaqësuesja e UNHCR-it në cilësi të veshguesës.
Kryetari Ymeri tha se ne kem marrë një shkresë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës që këtyre ditëve një delegacion apo grupe punuese nga Ministritë e linjës do të vizitojnë Komunat e Kosovës ku një ndër to është dhe komuna jonë.Me këtë rast do të njoftohemi më për së afërmi për procesin e riatdhesimit të personave nga vendet e treta.Siç jeni të informuar dhe ju ne kemi pasur vazhdimisht takime që nga viti i kaluar për këtë qështje.Para disa muajve po ashtu komunën tonë e ka vizituar dhe Ministrja Vlora Çitaku e cila na ka njoftuar me këtë process dhe fondin që është nda nga Qeveria e Kosovës prej 3.5 milion euro.Ne kemi marrë informata të mjaftueshme për këtë proces dhe jemi angazhuar në këtë drejtim maksimalisht.
”Duke e pas parasyshë që si komunë kemi numër të banorëve më pak se Komunat e mëdha unë konsideroj që do të kemi më pak përsona që do të kthehën,por ne do të përgaditemi që të ju krijojmë kushte të riatdhesuarve.Prej momentin kur një përson kthehet komuna do ta merr për obligim për të,dhe ne e kem për obligim që tju plotësojmë kushtet elementare që këta përsona ti ndihmojmë në regjistrim civil,ti paisim me dokumentacione,t’ju ofrojmë qasje në objekte shëndetësore,arsimore,në zyrën për punësim,në qendrën për punë sociale,dhe do të trajtohën si qytetar i kësaj komune sepse ata kanë jetuar këtu në të kaluarën dhe besoj që nga ky takim e tutje ne do të angazhohemi dhe më fuqimisht rreth ketij procesin”theksoi Kryetari Ymeri.
Ndërsa Dardan Duraku zyrtar për ri-integrim nga Ministria e Punëve të Brendshme tha se ky proces në Kosovë është një proces mjaft i rëndësishëm.Republika e Kosovës që nga viti 2009 ka filluar të përgaditet me këtë proces,që nga muaji korrik 2010 Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje për ri-pranim të këtyre personave ku ky ligj obligon të gjithë ata qytetarë që jetojnë jashtë vendit që kanë status jo të rregullt dhe kanë hyrë ilegalisht në vende të huaja dhe në mungesë të dokumentacioneve të ndryshme kanë filluar të kthehen në vendet e tyre.Republika e Kosovës ka bërë marrveshje me disa shtete evropiane,dhe akteri kryesor për këtë proces në komuna është zyra për Komunitete dhe Kthim me përkrahjen e Kryetarit të Komunës,Drejtorive,Shefave dhe zyrtarve komunal.
Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit patën mundësi të diskujtojnë dhë të marrin informata shtesë nga përfaqësuesit e grupit punues të Ministrive,po ashtu ka pasur dhe pytje të ndryshme të cilat zyrtar komunal i kanë diskutuar së bashku me grupin punues nga Ministria.
|