Mësimdhënës shqipëtar nga Diaspora vizituan Komunën e Novobërdës
Mësimdhënës nga të gjitha trevat shqiptare që japin mësim në gjuhën shqipe nëpër vende të ndryshme të botës sot vizituan Komunën e Novobërdës me ç’rast u takuan me Kryetarin e Komunës z.Bajrush Ymeri dhe Drejtorin e Arsimit dhe Kulturës z.Adem Abazi.
Me këtë rast mysafirët vizituan Kalanë e Novobërdës dhe nga Kryetari Ymeri u njoftuan me profilin e Komunës dhe historinë e kalasë.Nga të pranishmit kishte edhe pyetje të ndryshme në të cilat kryetari u përgjigj me kënaqësi.
Mësimdhënësit vazhduan vizitën e tyre të shoqëruar nga udhëheqësi turistik z.Fitim Bunjaku dhe ishin të mahnitur me natyrën dhe historinë e Komunës së Novobërdës.